E konfirmuar: Ndërron jetë polici në Kaçanik

- Advertisement -
- Advertisement -

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë mbrëmë në Kaçanik.
Ngjarja ka ndodhur sonte, rreth orës 23:00, në hyrje të ndërtesës ku ai banonte, në rrugën “Idriz Seferi”.

Burimet policore bëjnë të ditur se viktima fillimisht është gjetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës nga Kaçaniku, të cilët e kanë transportuar policin në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Megjithatë, si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve dhe është shpallur i vdekur nga mjekët.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin për GazetaDemos, duke bërë të ditur se prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë njoftuar për këtë ngjarje tragjike.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, por deri më tani nuk dihen motivet e këtij akti.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë informacione në vijim.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -