Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për reporteri,net se përleshja ka ndodhur me mjete të forta.
Ai gjithashtu tha se babai i viktimës, 57-vjeçar ka mbetur i lënduar.
“Më datë 14 qershor 2026, rreth orës 11:50, në fshatin Kobaj, Prizren, është raportuar për një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve, kushërinj mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç, ndërsa një person tjetër (babai i viktimës), mashkull rreth 57 vjecar ka pësuar, lëndime. Personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë. Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit., ka thënë ai për Reporteri.net.
