Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

- Advertisement -
- Advertisement -

Pavarësisht humbjes së Mallorcas 3-2 ndaj Espanyolit, Vedat Muriqi u shpall “Lojtar i ndeshjes”, falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola, fillimisht nga penalltia në minutën e 46-të dhe më pas me një goditje me kokë në minutën e 65-të që barazoi përkohësisht rezultatin në 2-2.

Statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 90 minuta të luajtura, 13 goditje drejt portës, 45 prekjet me top, 21 pasime të sakta, si dhe 11 duele ajrore të fituara nga 16 tentativa.

Muriqi, duke festuar golin

Përveç kësaj, Muriqi u vlerësua me notën 8.5 nga SofaScore, nota më e lartë e ndeshjes, duke e bërë atë protagonistin absolut të sfidës.

Me këtë paraqitje, ai e çon në katër numrin e golave këtë sezon dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer si me Mallorcan, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë shkëlqeu kundër Suedisë, ku edhe shënoi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -