Basha: Opozita ta ruajë energjinë kundër Serbisë e jo ta luftojë Albulena Haxhiun

- Advertisement -
- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.

AI ka thënë se opozita duhet ta ruajë këtë energji kundër Serbisë e jo ta luftojë Albulena Haxhiun.

Tutje, Basha ka thënë se qytetarët nuk kanë vërejtje për Albulena Haxhiun.

Sipas tij, LVV e ka bërë pjesën e vet, ka kandiduar Haxhiun si dhe po voton në Kuvend.

“Ne e kemi kandidu Albulena Haxhiun, nuk ka vërejtje as prej juve as prej qytetarëve për Albulena Haxhiun, është e paarsyeshme me dalë me qëndru kundër. Mendoj që opozita duhet me ruajt energjinë kundër Serbisë, jo me luftu Albulenën. Kryesia e Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, PDK, LDK dhe dy anëtarëve të komuniteteve pakicë”, ka thënë Basha.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -