Bajqinovci: Opozita bllokuese dhe kryeneqe – Albulena do të jetë sërish kandidate për kryekuvendare

- Advertisement -
- Advertisement -
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka adresuar kritika në drejtim të PDK-së, LDK-së, AAK-së për mosvotim të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke i cilësuar ato si bllokuese të formimit të institucionit ligjvënës dhe kryeneqe.
Bajqinovci në një intervistë për Kosova ime me gazetarin Viktor Buzhala ka bërë të ditur se sërish kandidate e tyre për kryetare të Kuvendit do të jetë Albulena Haxhiu.

“Opozita bllokuese dhe kryeneqe ka vendosur deri tani të mos e votojë kandidaturën e një kandidateje tonën e cila me të gjitha parametrat i plotëson kriteret, duke filluar nga vota popullore e deri te përvoja parlamentare dhe në ekzekutiv për katër vjet.

Do ta propozojmë prapë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Tash e kemi një vendim të GJK do ta shohim çka thotë, pastaj strukturat e partisë do të marrin vendim si do të veprohet më tutje”, ka thënë Bajqinovci për Kosova ime.

I pyetur se a do ta respektojë Vetëvendosje aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ai ka thënë se po.

“Unë besoj që po do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, prapë vendosin strukturat e partisë”, ka deklaruar Bajqinovci. /Kosova ime

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -