10.9 C
Pristina
Sunday, March 26, 2023

A do të dalin pagat e mësuesve me rritje? Vjen lajmi i fundit nga Rrahman Jasharaj

- Advertisement -

Rekomandime

Sindikatat e pavarura në vend shprehen skeptike nëse do të zbatohet nga muaji shkurt Ligji i ri i pagave për punëtorët e sektorit publik.

- Advertisement -

Sipas tyre nuk ka informacione nëse pagat do të dalin sot sipas koeficientit të ri ose jo.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar për KosovaPress se është shqetësuese fakti se ende nuk janë sjellë listat e pagave.

Sipas tij nuk ka informacione të saktë se a do të dalin sot pagat me ligjin e ri.

- Advertisement -

As në Ministrinë e Financave nuk janë përgjigjur për KosovaPress se a do të ekzekutohen sot pagat.

Edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj shprehet i shqetësuar ndaj ekzekutimit të pagave me ligjin e ri.

Sipas tij, ekziston mundësia që qeveria mos ta mbajë fjalën dhe pagat të dalin pa rritje.

- Advertisement -

“Ekziston ajo kërshëria cila do të jetë paga tani karshi pagës së janarit. Edhe nga informacionet e para që i kemi listat e pagave nuk kanë shkuar në institucione, dhe kjo krijon shqetësime shtesë dhe pikëpyetje se athua vallë qeveria do ta mbajë fjalën dhe do të veprojë me ligjin e ri në paga apo do të dalë se qeveria fjalët se i ka thënë kanë qenë sa për të thënë mbetet të presim… Uroj që ligji të jetë ekzekutuar, uroj që pagat të merren me ligjin e ri dhe sa do të jetë saktë kjo rritje do të shihet tek kur kolegët e mijë do të shkojnë në bankë dhe pastaj do të kemi një javë me plotë debate sepse mbase do të ketë edhe të pakënaqur”, tha Jashari.

Ndërsa i pyetur nëse janë të kënaqur nëse ekzekutohen pagat me ligjin e ri, ai tha se janë pjesërisht të kënaqur.

“Jemi pjesërisht të kënaqur, ngase ne kemi pritur një vlerë krejt tjetër dhe kemi thënë publikisht 120. Një pjesë kur jemi deklaruar për 105 e kanë lexuar se ne jemi pajtuar, mirëpo nuk jemi pajtuar dhe nuk kemi pas se si, sepse askush nuk na ka pyet fare për asnjë shifër”, tha mes tjerash Jasharaj.

- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -

Të fundit