13.6 C
Pristina
E premte, 9 Qershor, 2023

Von Cramon mbështet zgjedhjet në veri, ‘godet’ Serbinë, e ka një thirrje

- Advertisement -

Të rekomanduara

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ajo përmes një deklarate lidhur me zgjedhjet komunale që u mbajtën më 23 prill në veri të Kosovës, thotë se zgjedhjet për kryetar komune dhe për asamble komunale që u mbajtën të dielën, më 23 prill, në komunat e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut ishin në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

- Advertisement -

“Megjithatë, më vjen thellësisht keq që forca kryesore politike në veri të Kosovës, Lista Serbe, ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe dënon ashpër frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur të kandidojnë për post apo të votojnë të dielën.

Pas një shtyrjeje të zgjedhjeve, bojkoti i orkestruar nga qeveria serbe në Beograd, si dhe frikësimi i liderëve politikë serbë të opozitës, janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet demokratike. Retorika që vjen nga instancat më të larta të Serbisë ndaj zyrtarëve kosovarë është e mjerueshme dhe duhet të ndalet”, thuhet në deklaratën e saj.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në...

Më shumë