14.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Varroset Faton Hajrizi, qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore

- Advertisement -

Faton Hajrizi u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj. Qindra qytetarë u mblodhën atje për funeralin e 39 vjeçarit, në fshatin përreth rrugëve kryesore të të cilit ishin vendosur flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumë kishin ardhur edhe nga përtej Drenicës për të marrë pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, një ditë pasi ishte raportuar se ai e kishte vrarë një polic serb dhe e kishte plagosur një tjetër në qytetin e Lloznicës.

- Advertisement -

Disa prej pjesëmarrësve në varrim mbanin bluza e pankarta me fotografi të Faton Hajrizit, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të tij”.

Faton Hajrizi ishte i dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata për vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje. Më së shumti njihet për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000, kur ai ishte 15-vjeçar.

- Advertisement -

Më 6 korrik ishte arratisur nga burgu i “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku po qëndronte muajt e fundit. Vendndodhja e tij nuk dihej për rreth dy javë, deri kur u raportua për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë.

Ai u vra nga policia serbe ai autor i asaj vrasjeje, ndërsa tri javë më pas, autoritetet atje lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, pas një përpjekjeje të avokatit të familjes.

Nëna e tij të shtunën konfirmoi identitetin e të birit, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore e kreu autopsinë.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -