Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:25, në Gjilan.
“Gjilan 10.07.2026-12:25. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë në Repartin e Psikiatrisë”, thuhet në raport.
