Trump njofton tarifa për tetë vende evropiane pasi ia kundërshtuan planet për Grenlandën

- Advertisement -
- Advertisement -

Trump godet Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën dhe vende të tjera evropiane me tarifa shtesë për shkak të Grenlandës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komunikuar një seri të re tarifash për një sërë vendesh që eksportojnë mallra në ShBA, duke filluar nga 1 shkurti, sipas BBC.

Trump ka thënë se këto do të mbeten në fuqi “deri në momentin kur të arrihet një Marrëveshje për blerjen e Plotë dhe Totale të Grenlandës” nga SHBA-ja.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Trump thotë se vendeve përfshirë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën do t’u vendoset “një tarifë prej 10%” për “të gjitha dhe çdo” lloj malli të dërguar në SHBA.

Më 1 qershor, kjo do të rritet në 25%, shkroi ai në Truth Social.

- Advertisement -

Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara dhe zakonisht i paguhen qeverisë nga kompanitë që sjellin produkte të huaja.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -