Analisti Valon Syla, ka shkruar për arritjen e kontratës mes Telekomit të Kosovës me DigitAlb, duke kritikuar ata që po gëzohen nga nënshkrimi i kësaj kontrate.
Syla në Facebook-un e tij pretendon se ka keqpërdorime në këtë kontratë.
“Paska nënshku telekomi kosovar me digitalbin. Disa socal media socialista e patriot, qenkan ekzaltu prej gëzimit… por spe kuptojnë se shefat e VV’së të telekomit, me gjasë që i paskan mshu pares bashke dikun me ata të Shqipërisë, që spotet me bashkim kombëtar në digitalb i bojnë për parulla, që me shitë resivera e pako te veta për shqiptarë në Kosovë, Maqedoni e diasporë, ku per mbi 20 milionë fitim në vjet i marrin… “ – ka shkruar ai.
Tutje, ai ka thënë se është lehtë që me miliona euro të shtetit të bëhen këto kontrata.
“Ndërsa keta socialistat tonë pamfletista, sa lehtë blejnë miliona me pare të shtetit, blejnë sene e marrëveshje që milionerat kosovarë me bizneset e tyre private mendohen ka dy e ma shumë here e nuk i blejnë se janë jashtë vlerës reale të tregut.”
“Do ta hulumtojmë mirë këtë marrëveshje, me’i pa patriotat në Telekom ma qartë. Shpresoj se tash nuk mshefen, po fryhen me këtë arritje. Se Telekomi është i Kosovës… për me mjelë.” – përfundon shkrimi i Sylës.
Shkrimi i plotë: