10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Sot është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, do t’i mbushte 68 vjet po të ishte gjallë

- Advertisement -

Komandanti legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 68 vjet.

- Advertisement -

Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt.

Ai ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Shkollën e mesme teknike e kishte mbaruar në Skenderaj.

- Advertisement -

Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së.

Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

- Advertisement -

Në shtëpi ndodheshin pothuajse gjithë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -