14.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sipas shkencës, ky është burri më i bukur në botë [foto]

- Advertisement -

Regé Jean-Page konsiderohet si mashkulli më i pashëm në botë, sipas shkencës. Në moshën 34-vjeçare, aktori që u bë i famshëm për serinë e “Netflix”-it, Bridgerton iu nënshtrua analizave dhe kërkimeve shkencore që vlerësuan fytyrën e tij. Studimi tregoi se ish-ylli i kopertinës së “L’OFFICIEL Hommes” ka një fytyrë që është 93,65 për qind perfekte sipas raportit të artë grek të Beauty Phi që mat përsosmërinë fizike.

- Advertisement -

Në të njëjtin sondazh, i udhëhequr nga kirurgu plastik Julian De Silva dhe i publikuar nga gazeta britanike “Metro”, në listë hyjnë edhe aktorët Chris Hemsworth me 93,53 për qind, Michael B. Jordan me 93,46 për qind dhe këngëtari Harry Styles me 92,30 për qind.

Por si arriti doktori te rezultati i fytyrave perfekte? Profesionisti përdori teknikat e fundit të hartës së kompjuterizuar dhe zbuloi se metodat shumë teknike lejojnë zgjidhjen e disa mistereve të asaj që e bën dikë fizikisht të bukur dhe janë të dobishme kur planifikohet operacioni i pacientëve.

Për doktorin, Page ishte në vendin e parë për shkak të fytyrës së tij të bukur, syve të tij të bukur kafe dhe pozicionit të ndarë midis syve. /Prive.a

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -