LioneI Messi shpërthen për goIin e anuIuar të Egjiptit: Nëse nuk e shihni si fauII, futboIIi nuk është për ju

- Advertisement -
- Advertisement -

Lionel Messi ka mbrojtur vendimin për anulimin e golit të Egjiptit në fitoren dramatike 3-2 të Argjentinës në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.

Kapiteni i Argjentinës foli pas ndeshjes për momentin kontrovers, duke mbështetur vendimin e gjyqtarit dhe përdorimin e teknologjisë VAR, pas debatit të madh që u krijua rreth incidentit.

“Sinqerisht, nuk e kuptoj debatin. Nëse mendoni se ai nuk ishte faull, atëherë ndoshta futbolli nuk është për ju”.

“Lojtari i tyre e shkeli qartë Martinezin para se të luhej topi. Pikërisht për situata të tilla ekziston VAR-i, për ta ndihmuar gjyqtarin të marrë vendimin e duhur. Mendoj se zyrtarët e ndeshjes e menaxhuan shumë mirë atë situatë”, deklaroi ai.

Messi ishte protagonisti kryesor në përmbysjen e madhe të Argjentinës, duke realizuar një gol dhe duke dhënë një asistim, ndërsa kampionët në fuqi rikuperuan disavantazhin 2-0 për të triumfuar 3-2 ndaj Egjiptit në Atlanta.

- Advertisement -

Përndryshe, Argjentina në çerekfinale do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës, e cila eliminoi në penallti Kolumbinë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -