Shembja e dheut në Veternik,një punëtor ka ndërruar jetë, një tjetër është Iënduar

- Advertisement -
- Advertisement -

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e shembjes së dheut në një punishte në lagjen Veternik, saktësisht në rrugën “Richard Holbrook” një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.

Shkodra në një deklaratë për Telegrafin theksoi se tashmë intervenimi i zjarrfikësve ka përfunduar.

“Sot rreth orës 12:11 jemi informuar për një rrëshqitje të dheut… ekipi i zjarrfikësve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha drejtori i zjarrfikësve të Prishtinës.

Ai tutje njoftoi se njëri person është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa personi tjetër ka vdekur. /Telegrafi/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -