“Shefat më kanë kërkuar favore s*ksuaIe”, moderatorja e sportit tregon se si ia bëjnë ftesën

- Advertisement -
- Advertisement -

Moderatorja sportive Sabina Mete ka treguar se është përballur me vështirësi kur ka kërkuar punë.

Ajo ka rrëfyer se shefat ku ka aplikuar për vend pune i kanë kërkuar favore s*ksuaIe.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja tregoi se për të ka qenë shumë e vështirë.

“Bisedën e bën në zyrë dhe nuk mund ta bësh duke pirë një gotë verë jashtë, sepse vera pihet me miqtë dhe jo me shefin. Që këtu fillon e gjitha tek ajo ftesa sepse ti e din që çdo bisedë pune bëhet në zyrë, prandaj janë bërë zyrat”, tha ajo.

Pjesë nga biseda:

- Advertisement -

Sabina Mete: Ka qenë në rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë për të arritur deri këtu dhe sidomos kur je vajzë.

Pse e vështirë?

Sabina: E vështirë sepse kam trokitur në shumë dyer para se të filloja tek redaksia e sportit në RTSH. Nuk flitet shumë për këtë, janë favoret s*ksuaIe. Nuk flitet janë tabu. Megjithatë jam përballur edhe me këto dhe për në vajzë 20 vjeçare që sapo del nga bankat e shkollës është shumë e rëndë.

Si bëhet propozimi për favoret seksuale?

Sabina Mete: Kur shkon të japësh një intervistë pune, bisedën e bën në zyrë dhe nuk mund ta bësh duke pirë një gotë verë jashtë, sepse vera pihet me miqtë dhe jo me shefin. Që këtu fillon e gjitha tek ajo ftesa sepse ti e din që çdo bisedë pune bëhet në zyrë, prandaj janë bërë zyrat. Gota e verës është shumë intime për ta pirë me shefin e punës, kështu që këtu fillon gjithçka.

Si je përgjigjur ti?

Sabina Mete: Jam shumë e drejtpërdrejtë, gotën e verës unë e pi me miqtë e mi dhe jo me atë që pretendon të bëhet shefi im në punë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -