9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sa është paga e një punëtori në fabrikat e BMW-së

- Advertisement -

Puna në kompaninë BMW sigurisht që është një nga vendet e ëndrrave për shumë adhurues të veturave.

- Advertisement -

Përveç prestigjit të punës në këtë kompani, edhe pagat në BMW janë ndër më të mirat në industrinë gjermane dhe evropiane të veturave.

Mediumi “Kununu” shkruan se njerëzit që punojnë në punë mirëmbajtjeje në BMW marrin një pagë mesatare vjetore bruto prej 36.400 euro, ndërsa punëtorët e kualifikuar të prodhimit mund të llogarisin në 42.100 euro.

- Advertisement -

Logjistikët kanë rrogë 52 mijë euro.

Nga ana tjetër, programuesit dhe inxhinierët fitojnë nga 77.200 deri në 88.900 euro bruto në vit. Për drejtuesin e ekipit, paga vjetore bruto është rreth 114.500 euro, kurse praktikantët paguhen 17.300 euro bruto. Pagat e menaxherëve ato janë të shprehura në miliona euro.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -