21.4 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Rusia në OKB me propagandë të çmendur: Kurti po kryen spastrim etnik, perëndimi po bën çmos ta inorojë

- Advertisement -

Përfaqësuesai i Federatës Ruse në Këshill të Sigurimit të OKB-së është lëshuar në propagandë të çmendur për ngjarjet në Kosovë duke thënë se “Perëndimi që shtiret si avokat i të drejtave të njeriut injoron spastrimin etnik në Kosovë” duke e fajësuar në emër edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

- Advertisement -

“Po shtojmë rrezikun që edhe në Ballkan të kemi konflikt që po shkaktohet nga Kosova kundër serbëve etknikë. E ky zoti Kurti sa po i quajti terroristë dhe kriminelë. Problemi ka mbërrirë aq larg sa që provinca serbe ka arritur të jetë e kërcënuar fizikisht në përpjekjet e tyre për të pasur kontroll të plotë dhe t’i heqin qafesh popullatën joshqiptare dhe Prishtina po kryen terror anti-serb. Dhe qëllimi është që të krijohen kushte të pamundshme për serbët e Kosovësa dhe të sigurohen që të largohen përgjithmonë nga shtëpitë e tyre. Amerikanët dhe evropianët e kënaqin Prishtinën”, tha ambasadori rus.

“Perëndimi që shtiret për avokatë të drejtave të njeriut po bën çmos që ta injoron spastrimin etnik. Po përdoren mënyra të ndryshme të dëbimit të qytetarëve që s’janë të preferuarit e Prishtinës”, shtoi mes tjerash ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -