24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Raportimet për ndërhyrjet e AKI-së, Berisha: Nëse dalin të vërteta, tërhiqem nga politika

- Advertisement -

Dje në media u publikua një lajm ku u raportua se AKI i ka dërguar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, gjyqtarët kushtetues akuzoheshin se janë përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në rastin e ish-deputetit, Veton Berisha.

Vetë Berisha, duke e komentuar këtë raportim, ka thënë se ky lajm e bën të ndihet të pasigurt.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nëse ndodh diçka e tillë del e vërtetë, atëherë ai do të tërhiqet nga politika. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ai dhe familja e tij do ta kenë të vështirë të jetojnë në Kosovë.

“Lajmi që ishte për ndërhyrje më bën të ndihem tepër të sigurt. Në rast se ndodh diçka e tillë, nuk mendoj që do të jem pjesë e politikës më”, ka thënë Berisha në emision “MAJTAS JO DJATHTAS” në T7.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se kur e ka dorëzuar rastin në Kushtetuese, qëllimi nuk ishte rrëzimi i Presidentes.

“Nuk ishte qëllimi, as sot nuk është qëllimi (rrëzimi i Presidentes). Nuk e di a është marrë vendimi”, ka thënë ai.

“Nëse konstatohet që unë duhet të kthehem në Kuvend, konstatohet që mua më janë marrë 2 vite mandat”, ka deklaruar tutje deputeti.

- Advertisement -

Në artikullin e publikuar nga Paparaci, pretendohet se një takim fort i pakëndshëm raportohet të ketë ndodhur mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani dhe shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Ndërsa për takimin, që thuhet të ketë ndodhur më 31 mars, pretendohet se ka pasur elemente shantazhi nga ana e shefit të AKI-së.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -