10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama i kërkon Kurtit Asociacion “të komunave serbe” dhe “garanci për Kishën Serbe”

- Advertisement -

Sot udhëtoi për në Tiranë për të takuar krerët e shtetit shqiptar, por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me kryeministrin e shtetit fqin Edi Rama, hasi në kërkesat e njëjta ndërkombëtare në lidhje me themelimin e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe, që madje Rama i quajti si “komuna serbe”, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Përveç Asociacionit të komunave [të banuara me shumicë] serbe, Rama i kërkoi poashtu zbatimin e Nenit 7 që parasheh një nivel të lartë mbrojtjes së tashëgimisë kulturore ortodokse serbe si dhe formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.

- Advertisement -

“E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, shkroi Edi Rama në Facebook.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -