9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Radojçiqi kriminel që duhet mbajtur përgjegjës për Banjskën”: Ambasadori amerikan reagon pas takimit të Gjuriqit me terroristin Radojçiq

- Advertisement -

Millan Radojçiq, lideri i grupit famëkeq paraushtarak që sulmoi në Banjskë të Zveçanit “është kriminel që duhet të mbajë përgegjësi”, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, duke komentuar takimin e fundit që u bë publik mes Radojçiq dhe ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq.

- Advertisement -

Në një përgjigje për gazetën Express, Hovenier pyetur rreth këtij takimi Gjuriq-Radojçiq, veçse ka përsëritur qëndrimin amerikan rreth Radojçiqit i cili qysh para mëse dy viteve ishte futur nën sanksione nga Thesari amerikan i Shtetit.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka thënë Hovenier.

- Advertisement -

“Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier mes tjerash.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -