Kanë mbetur më pak se katër orë nga liberalizimi i vizave, ku qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 27 vende të zonës Shengen.
Fluturimi i parë i qytetarëve të Kosovës do të jetë nesër në orën 8:00 të mëngjesit. Një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.
![auto_airpo1704051884[1]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2023/12/auto_airpo17040518841.jpg.webp)