7.3 C
Pristina
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Prokuroria thotë se shumica e viktimave ishin shqiptarë, Thaçi dekIarohet për të gjitha akuzat

- Advertisement -

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, ka nisur deklarimin e tij. Ai tha se katër të akuzuarit kanë qenë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjitshëm.

- Advertisement -

Sipas tij, gjatë kohës që e mbulon aktakuza, ata kanë “mbështetur dhe zbatuar një politikë që vinte në shënjestër personat që shiheshin si bashkëpunëtorë, kolaboracionistë me Serbinë”, por edhe persona që shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës, njësojë si ata”, theksoi Whiting.

- Advertisement -

“Kjo politikë e promovuar nga të akuzuarit, synonte burgosjen, keqtrajtimin, ndonjëherë vdekjen e të ndaluarve”, shtoi ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte, në seancën e parë dëgjimore në gjykimin ndaj tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai përballet me 10 akuza që rrjedhin nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-99 që përfundimisht çoi në pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

- Advertisement -

“Unë e kuptoj aktakuzën dhe nuk jam fajtor,” u tha ai gjyqtarëve menjëherë pas fillimit të seancës.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetisht

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -