3.3 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

Prokuroria i shfrytëzon deklaratat e Rron Gjinovcit: Kërkon t’iu vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

- Advertisement -

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka shfrytëzuar deklaratat e analistit Rron Gjinovci në Kohavision, për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në parashtrimin e Prokurorisë ku kërkohet që të vazhdohet paraburgimi për Krasniqin e Selimin, thuhet se klima e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë është shtuar dukshëm. Emisioni ku Rron Gjinovci ka folur është i datës 4 prill 2023.

- Advertisement -

Prokuroria në parashtrim në një pjesë e ka gabuar datën e emisionit. Kjo pasi qysh në fillimt tregohet se emisioni ishte transmetuar më 3 pril 2023

- Advertisement -

Prokuroria ka cituar deklaratat e Gjinovcit, i cili ka thënë se ka pranuar shumë kërcënime lidhur me komentet e tij lidhur me krimet e luftës për të cilat Gjykata Speciale po i akuzon krerët e UÇK-së, raporton Nacionale.

“Fillimi i gjykimit në rastin konkret vetëm sa e ka përforcuar më tej këtë klimë të përhapur të ndërhyrjes së dëshmitarëve. Përmbajtja e një talk shoë televiziv të Kosovës që u transmetua më 4 prill 2023, prezanton qartë shtrirjen e plotë të kësaj çështjeje shqetësuese. Një i ftuar në emision, i cili ka shprehur mendimin se anëtarët e UÇK-së, përfshirë të Akuzuarit në këtë rast, mund të ketë kryer krime, përshkroi ‘terrorin’ mbi lirinë e fjalës në Kosovë lidhur me këtë çështje. I ftuari e përshkroi etiketimin e tij, ose të kujtdo tjetër që vuri në dyshim narrativën mbizotëruese të UÇK-së, si bashkëpunëtor, spiun, tradhtar dhe/ose dikush i lidhur me Serbinë. I ftuari vazhdoi të tregojë reagimet ndaj një videoje që ai kishte postuar së fundmi në internet, e cila kishte marrë mbi 1400 komente, shumica e të cilave ishin negative, dhe shumë prej të cilave e etiketonin atë me termat e mësipërm, disa shkuan deri aty sa e kërcënon fizikisht”, thuhet në këtë parashtrim me të cilin Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

- Advertisement -

Edhe pse në këtë parashtrim nuk përmendet emri i Rron Gjinovcit, në parashtrim ka edhe një dokument ankes. Aty Prokuroria e ka transkriptuar një pjesë të emisionit në formatin pyetje-përgjigje, duke prezantuar qëndrimet e Gjinovcit.

Në total janë përkthyer 14 faqe të plota ku Rron Gjinovci flet për klimën e frikësimit, flet për kërcënimet që ka pranuar lidhur me disa video që publikonte në facebook, dhe detaje të tjera.

Pjesë nga biseda e Gjinovcit, të cilën Prokuroria e ka përdorur si argument për t’ia vazhduar paraburgimin Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit:

Moderatorja: Zotëri Gjinovci dje prokuroria ka paraqitur provat. Mbrojtja bëri deklaratën hyrëse. Na tregoni çfarë kemi parë dhe dëgjuar në këto dy ditë?

Rron Gjinovci: “Mendoj se dje kanë marrë shpjegime shumë ngjarje të fundit në shoqërinë tonë. E kam fjalën për marshin (marshimin e së dielës së 2 prillit në Prishtinë në mbështetje të pjesëtarëve të UÇK-së që u paditën nga Dhomat e Specializuara), llojin e dhunës dhe diskursit se lufta nuk duhet të diskutohet, krimet e mundshme që janë kryer nga joserbët në Kosovë gjatë dhe pas luftës. Nuk e di a e mban mend opinioni, mendoj se tani ka ardhur koha që t’i kërkojmë falje Shkëlzen Gashit, i cili në pozitën e këshilltarit të Albin Kurtit kishte përmendur se në Kosovë shumë njerëz janë vrarë, janë zhdukur dhe këto janë kryer nga pjesëtarët e UÇK-së. Asokohe kujtoj se kishte një histeri kolektive, kur njerëzit donin ta hanin të gjallë Shkëlzen Gashin. Histeria kolektive kishte arritur deri aty sa që kryeministri (Kurti) u detyrua të shkarkojë Shkëlzen Gashin. Sot më dukej qesharake dhe e dhimbshme të shoh avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit duke thënë: Ne nuk i mohojmë krimet që ka bërë UÇK-ja. Kjo është ajo që ata thanë fjalë për fjalë. Ata thanë se, klienti im nuk i mohon krimet që ka bërë UÇK-ja, por ai nuk kishte dhënë urdhra apo kishte vendosur që krime të tilla (të kryheshin)”

Moderatorja: Debati i brendshëm që është bërë mes nesh është kryesisht se është lufta e drejtë e UÇK-së që po gjykohet, e jo individët…?

Gjinovci: “Në Kosovë ka terror mbi lirinë e fjalës për këtë çështje. Dy ditët e fundit po shkruaj statuse, mendime për këtë çështje dhe po bëj pyetje të rëndësishme. Unë jam rritur në Kosovë ku ata ishin dragonj. Ata kanë fluturuar gjatë luftës. Kadri Veseli ishte hedhur nga aeroplani për të ardhur në Kosovë pasi nuk mundi të ulej në Drenas. A ju kujtohet historia e Baton Haxhiut kur u ngrit aktakuza? Avokatët mbrojtës të Veselit dhe Thaçit sot thanë se ata nuk kanë qenë fare në Kosovë, nuk kanë lidhje apo pushtet mbi UÇK-në. Teksa po flas, në telefonin tim po marr mesazhe kërcënuese, fyese në llogaritë e mia në rrjetet sociale”.

Moderatorja: Më vonë do të publikojmë disa nga mesazhet që keni zgjedhur…

Gjinovci: Janë publike, por vazhdimisht marr mesazhe fyese dhe kërcënuese. Nuk është se jam frikësuar ndonjëherë, por kjo tregon se ka një terror mbi popullin e Kosovës për këtë çështje. Po marr mesazhe edhe nga qytetarë që më thonë: “Bravo që guxova të flasësh. Nuk mendoj se po them ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Pyetjet që po ngre janë shumë të thjeshta: A ka ekzistuar UÇK-ja? Me sa di unë, po. Nëse UÇK-ja do të kishte ekzistuar, a udhëhiqej nga dikush? Dhe nëse e ka udhëhequr dikush, atëherë kush janë ata, sepse siç duket Thaçi dhe Veseli nuk janë ata. Nuk e di se çfarë do të thonë avokatët mbrojtës për të tjerët, por këta të dy (Thaci dhe Veseli) thanë, ne nuk ishim në krye.

Moderatorja: Është krijuar një rrëfim se kush bashkëpunon me Dhomat e Specializuara është tradhtar

Gjinovci: Është Donika Gervalla, e cila tha, po pres me padurim krijimin e Dhomave të Specializuara që t’u them se çfarë di për vrasjet e LDK-së (anëtarëve). Kështu ka thënë ministri ynë i Jashtëm. Sot ministrja jonë e Jashtme bën deklarata krejtësisht të ndryshme, të parëndësishme kur pyetet për këtë çështje. Pra, imagjinoni, edhe një person në pushtet, siç është ministri i Jashtëm, i cili ka mbështetjen e 50% (të popullsisë së Kosovës), nuk guxon më të thotë të vërtetën

Moderatorja: A jeni i vetmi që guxoni të thoni (të vërtetën)?

Gjinovci: Jo, mendoj se ka njerëz të tjerë që guxojnë të thonë të vërtetën.

Moderatorja: Jemi pothuajse në fund të emisionit. Dëshirojmë të shohim disa foto që na keni sjellë për të vërtetuar se çfarë po thoni se jeni duke u kërcënuar.

Gjinovci: Në një video që kam krijuar ka 1400 komente, shumica prej tyre janë…

Moderatorja: Do t’i shfaqim në ekran

Gjinovci: Këtu për shembull (Gjinovci i lexon komentet që ka marrë në rrjetet sociale, siç shfaqen në TV)

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -