8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Prokurori special: Thaçi erdhi fshehurazi në Hagë dhe dha deklarata të rrjeshme

- Advertisement -

Nga Prokuroria e Speciales kanë folur sot në nisjen e gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së.

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka akuzuar Thaçin se ka dhënë disa herë intervista fshehurazi në Hagë dhe aty ka dhënë deklarata të rreme.

- Advertisement -

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-s. Ai pretendoi se shtabi i përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-s, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, tha prokurori i specializuar, Alex Whiting.

“Thaçi dhe Veseli ishin persona që kishin kontaktuar me persona në diasporë. Një ndër ushtarakët ishte Myslim Zyrapi, që hyri në maj të 98-s i shoqëruar nga Thaçi e Veseli. Ai ishte ushtarak profesionist dhe mbajti poste të larta në UCK gjatë gjithë luftës. Thaçi ka thënë se kishte marrë detyrën për zyrën politike drejt fundit…Komunikatat ishin një lloj i veçantë komunikimi dhe ishin element i rëndësishëm për Thaçin e Krasniqin”, deklaroi zyrtari nga Prokuroria.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -