17.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Prokurori Pace: Hashim Thaçi dhe Sabit Geci i morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë

- Advertisement -

Është duke vazhduar gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, njëri nga prokurorët e Gjykatës Speciale, James Pace, pretendon se persona të ndryshëm janë ndaluar nga ish-krerët e UÇK-së, për të cilët pretendohej se ishin bashkëpunëtorë të serbëve.

Në një rast, prokurori i Speciales thotë se një i ndaluar pranoi akuzat për t’i shpëtuar torturave të mëtejshme.

- Advertisement -

Prokurori pohon se Hashim Thaçi e Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë.

“Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare…Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”, shprehet prokurori.

- Advertisement -

Në fillim të fjalimit të tij, ai tha se ka pasur raste kur dy nga të ndalurve u është kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.

“Do të dëgjoni se dy prej të ndaluarve ju tha të kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, të ndaluarit rrahën përpara njëri-tjetrit, dhe kur një i ndalur kërkoi të pinte ujë e detyruan të pinte hollues boje”, tha ai.

“Në qershor 1998 dy kundërshtarë që ishin arrestuar dhe marrë në pyetje dhe në një rast rrahur rëndë prej anëtarëve të LPK-së. I çuan pastaj në drejtim të shtabit të përgjithshëm të UCK-së”, vijon ai.

- Advertisement -

“Është dëshmia e një gruaje e cila e pa të birin pasi e kishin ndaluar, trupi ishte me shenja mavijosje dhe i rrahur. Kufomat e disa prej viktmave të zhdukur me forcë nuk janë gjetur më kurrë, krahas akuzave për burgim e arrestim, akte të tjera çnjerëzore, të akuzuarit akuzohen edhe me përndjekje”.

“Dallimet mes viktimave ishin krahas moshës, përkatësisë etnike dhe profesioneve dhe kohëzgjatjes së ndalimeve”, thotë ai.

“Të ndaluarit që u mbajtën në qendra ndalimi, gjatë tërë kohës janë marrë në pyetje. Ata që përceptoheshin si kundërshtarë që bashkëpunonin me forcat ushtarake e ish-Jugosllavisë”, tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -