Presidentja Vjosa Osmani ka festuar ditëlindjen e saj. Osmani sot ka mbushur plotë 41 vite.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale, presidentja shihet se e ka festuar ditëlindjen në kafiterinë “Bagolina”, e njohur si një nga më luksozet në kryeqytet.
Osmani shihet nën shoqërinë e vajzave, bashkëshortit Prindon Sadriut, ministrit Faton Peci si dhe këshilltarëve të saj.

Ky rast nuk i ka ikur pronarit të Bagolinës, Petrit Kllokoqit i cili nuk ka ngurruar të shpërndajë fotot duke bërë reklamë për kafiqin e tij. Nuk është bërë e ditur a ka paguar presidentja për festën me para kesh apo i është llogaritur reklama si pagesë.
