3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Presidentja e PE’së: Është për të ardhur keq që Kosova trajtohet ndryshe për vizat

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e ka quajtur për keqardhje trajtimin ndryshe derisa ishte duke folur për regjimin e vizave për Kosovën.

Ajo shton se pajtohet me statusin e kandidatit për Bosnjë e Hercegovinën dhe thotë se e përkrah edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

- Advertisement -

“Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët. Dua që institucionet dhe shtetet anëtare, veçanërisht ato që janë në sallën e pritjes për një kohë të gjatë, të jenë aleatë”, thotë ajo për mediumin kroat N1.

Ajo tha se shumë vende shikojnë nga BE-ja që të kenë perspektivë nga blloku, derisa u shfaq kritike për mungesën e vëmendjes ndaj këtyre shteteve.

“Mendoj se për një kohë të gjatë kemi hequr vëmendjen dhe kemi bërë premtime boshe për vendet ku janë mbajtur zgjedhjet dhe kanë fituar me premtimet për anëtarësim në BE. Të rinjtë nga ato vende ishin të uritur për BE-në dhe ne e kthyem vështrimin, pavarësisht rrezikut që ata të ktheheshin nga ana tjetër. Unë dua që Ballkani Perëndimor të marrë një sinjal të fortë. BE-ja është në udhëkryq dhe Europa ka nevojë më shumë se kurrë”, tha Metsola.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -