24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

PoIicia arreston një të dyshuar për djegien e veturave në Veri, po e sjeII në Prishtinë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për djegien e veturave në veri.

Siç mëson Express, të dyshuarin janë duke e sjellë në Prishtinë.

- Advertisement -

Edhe sot Policia ka njoftuar se janë djegur tri vetura të tjera në Leposaviq.

Djegia ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës.

- Advertisement -

Njëri rast ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit në afërsi të një çerdhes së fëmijëve. Vetura e djegur me targa RKS ka djegur edhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar me targa të Beogradit.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar.

“Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Policia ka bërë të ditur se këto raste po hetohen me shumë seriozitet dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për djegien e veturave në veri kanë reaguar edhe ambasadorët në vend, duke i dënuar këto akte dhune.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -