19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Petrit SeIimi me fakte tronditëse për Gjykatën SpeciaIe

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi përmes profilit të tij në Twitter, ka renditur fakte tronditëse për Gjykatën Speciale.

Selimi ka shpjeguar se 15 vjet më parë, një politikan zviceran Dick Marty doli vullnetar për të shkruar një raport mbi “trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

- Advertisement -

“BE-ja dhe SHBA-ja i bënë presion Kosovës që të krijojë një gjykatë speciale “për të pastruar retë nga lufta çlirimtare”. Gjykata do të kushtojë minimalisht 1 miliard euro. Dick Marty kishte një histori tiradesh anti-amerikane dhe ai ishte autor i një raporti tjetër të CoE-së për “bazat e zeza” të CIA-s (duke thënë gabimisht baza e KFOR-it në Bondsteel, Kosovë ishte një “baze e zeze” e CIA-s).” – ka shkruar Selimi.

Ai më tej ka shkuar se Dick Marty kishte edhe histori të deklaratave kundër pavarësisë së Kosovës në peizazhin politik zviceran.

- Advertisement -

Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës e gjithë historia ishte e çuditshme, pasi aeroporti i Tiranës, “nyja e transportit të organeve” ishte nën kontrollin e NATO-s.

“Është i njëjti pretendim që Rusia bën tani për ushtrinë e Ukrainës. Presidenti i Kosovës, i cili dikur ka qenë një udhëheqës politik i ushtrisë guerile, i është publikuar aktakuza pikërisht në orën kur ai ishte brenda aeroplanit duke udhëtuar për në SHBA për të nënshkruar marrëveshjen e paqes të mbështetur nga Trump me Serbinë. Koha shumë e çuditshme”, ka thënë ai.

Selimi që ka shumë ndjekës në Twitter ka shkruar se aktakuza ndaj Thaçit nuk ka asgjë për “nxjerrje organesh”.

- Advertisement -

Gjykata u promovua sipas tij nga Perëndimi, me argumentin se duhet “parandaluar Rusinë të përdorë KS të OKB-së për të krijuar një gjykatë të OKB-së”. Ai ka shkruar se deputetëve të Kosovës ishin nen presion nga administrata e Obamës për të krijuar një lloj trupi që është brenda kushtetutës së Kosovës, por me seli në Hagë. “Megjithatë, ky trup u tregua rrezuzues ndaj Kosovës. Ky organ asnjëherë nuk e ka përdorur emrin kushtetues të Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk e përdor flamurin e Kosovës. Gjykata është mono-etnike pasi ndërkombëtarët që punojnë atje nuk dhanë asnjë indikacion për të ndjekur penalisht ndonjë krim nga qeveria serbe, agresori aktual në luftën e Kosovës.” – ka shkruar ai.

Selimi nuk është ndalur me kaq. Ai ka shkruar se Udhëzimet e Dakarit për krijimin e gjykatave hibride, që synojnë të ofrojnë një pasqyrë strategjike se si të krijohen gjykata hibride, këmbëngulin në pronësinë lokale të proceseve të tilla.

Sipas tij, ka zero pronësi të Kosovës mbi këtë Gjykatë, zero përgjegjësi nga gjykata, zero qartësi se kur do të përfundojë gjykimi ndonjëherë. Ky organ i çuditshëm sipas Selimit ka paditur 2 ish-kryetarë parlamenti, 1 ish president dhe 2 ish-deputetë dhe po i kushton taksapaguesve të BE-së shumë më tepër se i gjithë buxheti i të gjithë policisë kufitare të BE-së FRONTEX. “Disa vende si Norvegjia pushuan së kontributi plotësisht. Investime te cuditshme, kthime të dyshimta.

“Sipas FHP-së së mirënjohur me bazë në Beograd, e cila hulumton krimet e luftës, në TOTALITETI të të gjitha gjykatave të OKB-së, EULEX-it, gjykatave lokale, ka pasur më shumë gjykime përfundimtare kundër guerilëve shqiptarë se sa zyrtarë serbë për krime lufte në Kosovë. Kjo është tepër fyese dhe joetike. Disproporcioni i padrejtë i rëndë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të shpallur fajtorë për krime lufte është thjesht i papranueshëm. Serbia pushoi së akuzuari këdo dhe kriminelët e luftës si Guri, përgjegjës për vrasjen e qytetarëve amerikano-shqiptarë, vëllezërit Bytyçi, tani janë zyrtarë të partisë në pushtet”, ka shkruar ai.

Selimi më tej ka shtruar pyetje se pse kosovarët e krijuan këtë kimerë gjyqësore?

Për shkak të presionit të jashtëzakonshëm nga Perëndimi (deputetëve të veçantë u bë presion çdo ditë për ta votuar në parlament) dhe premtimi se kjo do t’i japë fund të gjitha spekulimeve mbi “nxjerrjen e organeve”. Por çfarë morëm? Një perpetum celular i vetë kënaqshëm. Sondazhet e opinionit në Kosovë janë të qarta. Shumica dërrmuese e njerëzve nuk e pëlqejnë këtë trup dhe as e perceptojnë atë si të padrejtë.

Edhe akademikët e drejtësisë pajtohen se gjykata “nuk i përgjigjet nevojave të popullit kosovar”, sepse “kërkon drejtësi për krimet e vetëm njërës palë”. Një aspekt kontrovers i këtij organi është mbështetja e madhe në të dhënat e prokurorëve serbë. Prokurorët serbë janë përfaqësues të shtetit serb”, ka shkruar ai duke ilustruar me nje shkrim akademik nga Duke University kritik ndaj gjykates speciale.

Petrit Selimi më tej ka përmendur edhe rastin “Panda”, duke theksuar se shteti serb ishte përgjegjës për gjenocidin dhe operacionet e rrejshme vrastare te Serbise (vrasja e fëmijëve serbë për të cilën u fajësua UÇK). “Rasti i kafenesë Panda është i tmerrshëm. Dhe duke folur për misione vrastare te rrejshme nga qeveria Serbisë, e dini se çfarë ndodhi me Dick Marty, i cili filloi të gjithë këtë biznes të keq “nxjerrjën së organeve”? Ai tani është nën mbrojtjen e policisë zvicerane për shkak se u zbulua një plan që “elementë të policisë sekrete serbe” planifikonin të vrisnin Martin, në mënyrë që të fajësohen Hashim Thaçi dhe UÇK-ja. Një kthesë tepër e çuditshme, por brenda aftësive të shërbimit sekret serb”, ka theksuar Selimi. Ai ka shkruar se Hashim Thaçi është quajtur nga presidenti Biden si “George Washington of Kosova”. Meritat e tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës janë të mëdha. Ky trup tani refuzon ta lirojë atë të paktën në arrest shtëpiak, edhe në vendet e treta që ofronin lehtësira.

“Kjo është arsyeja pse shumë njerëz, përfshirë unë dhe familjarët, do të protestojnë këtë të diel në “Marshimin për Drejtësi”. Jo kundër drejtësisë por për drejtësi për të gjitha viktimat. Rrëfimi në aktakuza bazohet në narrativen Serbe për luftën. Gjykata monoetnike nuk është drejtësi. Është një perversitet i drejtësisë”, ka shkuar ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -