Përfundon numërimi në disa konsullata në Gjermani – VV “shkel” rivalët në vota

- Advertisement -
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rreth 27,66 për qind të votave të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Procesi i numërimit është përmbyllur në dy qendra votimi në Berlin, ku një shumicë të votave e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

LVV ka marrë 85.73% apo 763 vota, PDK 6.07% apo 54 vota, LDK 5.17% apo 46 vota dhe AAK 2.13% apo 19 vota.

Të numëruara figurojnë edhe votat nga Konsullata e Dyseldorfit, ku nga katër kuti votimi, LVV ka marrë 85.13% apo 2,497 vota, PDK 6.61% apo 194 vota, LDK 5.97% apo 175 vota dhe AAK 1.67% apo 49 vota.

Numërimi është përmbyllur edhe në Konsullatën e Hamburgut, ku në bazë të rezultateve, LVV ka marrë 83.18% apo 742 vota, PDK 9.53% apo 85 vota, LDK 5.61% apo 50 vota dhe AAK 1.01% apo nëntë vota.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -