Vjen njoftimi për 100 eurot e sektorit privat, Hekuran Murati tregon kur pritet ekzekutimi

- Advertisement -
- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se komisionet vlerësuese kanë nisur shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0, përkatësisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe studentët. Sipas tij, puna e komisionit për sektorin privat është drejt përfundimit.

Bazuar në njoftimin e tij, ekzekutimi i pagesave për përfituesit e sektorit privat pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, konkretisht të hënën. Ndërkaq, për studentët, procesi do të përfundojë pasi institucionet e arsimit të lartë të dërgojnë konfirmimet përkatëse për aplikuesit.

postimi i plotë:

Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët.
Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën.
Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim.
Qeveria për të gjithë!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -