Pasurisë së Lumir Abdixhikut i shtohen dy banesa në emër të bashkëshortes

- Advertisement -
- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka nisur publikimin e formularëve ditën e sotme.

Si pasuri të paluajtshme, Abdixhiku për dallim nga viti i kaluar, ka deklaruar dy prona shtesë, ndër të cilat një banesë në vlerë 120,000 euro, të cilën e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes, si të trashëguar nga prindërit.

Kreu i LDK-së, ka deklaruar edhe një banesë tjetër në pronësi të bashkëshortes, në vlerë 100,000 euro, po ashtu të trashëguar nga prindërit.

Abdixhiku ka deklaruar po ashtu një shtëpi në vlerë 200,000 në pronësi të përbashkët, një banesë tjetër, e blerë me kredi bankare, me vlerë 265,000 euro, e cila po ashtu është deklaruar si e përbashkët, shtëpi prej 200.00 m², e trashëguar, me vlerë 150,000 euro. Në kategorinë e pasurive të luajtshme, Abdixhiku ka deklaruar një veturë të tipit Mercedes-Benz e vitit 2019, në vlerë 25,000 euro në pronësi të bashkëshortes.

- Advertisement -

Abdixhiku ka deklaruar zotërim aksionesh të bashkëshortes së tij në kompaninë “AMPERA GROUP”, me 25% të aksioneve, pa vlerë të deklaruar financiare.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -