13.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Pagëzimi i 100 personave në kishën katolike, aktivistja Igballe Huduti: Secili ka të drejtën e besimit

- Advertisement -

Aktivistja Igballe Huduti ka folur në lidhje me vazhdimin e konvertimit në fenë katolike, ku të dielën në Kishën e Gllogjanit u pagëzuan rreth 100 persona.

Ajo në një prononcim dhënë për GazetaBlic thekson se çdo person ka drejtën e besimit të tij, gjithashtu sipas saj shteti i Kosovës si një shtet laik nuk duhet të ketë të futura në minare, skulptura dhe shenja të shqiponjës, dhe as në kisha nuk duhet të ketë simbolizim flamuri jonë shqiptar.

- Advertisement -

“Ne jetojmë në një shtet demokratik me Kushtetutë laike, çdo kush e ka të drejtën e besimit dhe të shprehjes së lirë, kështu që për të ndërruar fenë nuk është problem ne si shtet që jemi demokratik dhe ata persona të cilët kalojnë nga një fe tjetër qoftë nga feja myslimane apo në fenë krishtere, apo janë feja krishtere dhe kalojnë në islam, ata me siguri nuk kanë njohuri, janë injorantë në aspektin e studimit dhe njohjen e fesë së vet, ose janë të acaruar jo me librat e shenjta të zotit, qoftë Bibla apo Kurani, por janë të acaruar me idhtarët, me njerëzit, me myslimanët apo krishterët”, tha ajo.

A janë duke bërë gabim personat që kanë konvertuar fenë?

- Advertisement -

“Për mendimin tim ata nuk gabojnë, kanë zgjedhur një besim të ri dhe ju uroj suksese që të bëhen njerëz të mirë, sepse për ta ndërruar fenë është shumë një hap i rëndësishëm dhe është një hap shumë antinjerëzor të zhvlerësosh diçka me diçka tjetër. Por, kjo bëhet për shkak të injorancës dhe ata persona me siguri nuk kanë qenë të dobishëm për fenë e vet të gjyshërve, qoftë 4-5 gjenerata të gjyshit apo të babait të vet, nuk kanë qenë të dobishëm për fenë islame, ju uroj suksese, të bëhen besimtarë shumë të mirë në fenë krishtere”, tha tutje ajo për

Sa i përket objekteve fetare në vendin tonë, Huduti potencon se objektet e kishave dhe xhamive nuk duhet të keqpërdorin simbolin e flamurit.

“Gabimi i mundshëm te kishat dhe xhamitë është që nuk duhet të keqpërdorin simbolet tona fetare dhe flamurin, nuk kanë nevojë të kryqëzojnë. Ne si shtet laik nuk duhet të kemi të futura në minare skulptura të shenjës së shqiponjës, as në kisha nuk duhet të ketë simbolizim flamuri jonë shqiptar. Kombi është komb, dhe atë zoti na ka zgjedhur atdheun edhe vendin se ku të lindim dhe të jetojmë, ndërkaq fenë e zgjedhim vet. Prandaj mos e keqpërdorni flamurin tonë shqiptarë, dhe të mos të bëjmë mos durim fetar”, tregoi ajo.

- Advertisement -

Ndërkohë për konvertimin e fesë në raport me çiftet martesore, ajo tutje tregon se në bazë të normave fetare të sheriatit në islam, gruaja duhet të shkurorëzohet.

“Nëse në një çift martesorë , njëri nga partnerët burri p.sh. kalon në krishterizëm, atëherë sipas normave fetare sheriatike islame gruaja menjëhere duhet të shkurorëzohet e ka ndaluar dhe kjo martesë më nuk është valide. Kjo vlen për gjinin femërore, ndërsa nëse gruaja kalon me krishterizëm atëherë për burrin musliman ka norma tjera”, përfundoi Igballe Huduti./GazetaBlic/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -