17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Pagesa të Iarta, pritje më të gjata, si u shkeI Kodi i vizave të BE-së për qytetarët e Kosovës

- Advertisement -

Një hulumtim i realizuar nga Kosovo 2.0 ka gjetur se në rastin e Kosovës është bërë shkelje e Kodit të Vizave të BE-së sa i përket pagesave, terminëve dhe kohës së pritjes.

- Advertisement -

Shumë qytetarë janë përballur me tarifa, vonesa dhe çmime të fryra në kundërshtim me Kodin e Vizave të BE-së. Sipas këtij Kodi cili i rregullon procedurat e aplikimit për viza për vendet e BE-së, është tejet me rëndësi të sigurohet se respektohet “dinjiteti njerëzor dhe integriteti i aplikantëve”.

Asnjë prej më shumë se dhjetëra kosovarësh të intervistuar në Kosovo 2.0 nuk ishte në dijeni të këtij kodi, i cili nuk është i disponueshëm në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Nga viti 2013 deri në vitin 2015, shumica e vendeve të BE-së e kanë deleguar procesimin e aplikimeve për viza në dy kompani privatë që janë TLS contact dhe VFS Global.

E para i proceson aplikacionet në Kosovë për Zvicër, Luksemburg, Austri, Francë, Belgjikë dhe Holandë për aplikime për viza afatshkurtra. Kjo e fundit përpunon aplikimet për Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, Slloveninë dhe Kroacinë. Gjermania i transferon aplikacionet e saj për viza nga Kosova te VisaMetric, e regjistruar në Kosovë, në vitin 2021.

Vendet e BE-së një veprim të tillë e kanë arsyetuar me mungesën e burimeve dhe me përpjekjen e tyre për të ndihmuar procesin e rritjes së aplikimeve dhe dëshirën për të ofruar shërbim me standard më të lartë.

- Advertisement -

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, shumë kosovarë kanë treguar se procesi i aplikimit për vizë ishte përkeqësuar dhe koha e pritjes ishte shtuar.

“Viteve të fundit pritja është zgjatur. Në dy vitet e fundit ka qenë një katastrofë”, deklaron Fitore Gashi, një zhvilluese ëebi e cila aktualisht jeton në Gjermani.

Kodi i vizave thotë se një termin për vizë duhet të bëhet brenda dy javësh, edhe pse kosovarët zakonisht presin nga një deri në pesë muaj. Për më tepër, vendimet duhet të merren brenda 15 ditëve, megjithëse edhe kjo nuk ishte e saktë.

Kompanitë private nuk i janë përgjigjur kërkesave të Kosovo 2.0 për një koment, me përjashtim të TLScontact, dhe ambasadat thanë se koha e pritjes po zvogëlohet, por pranuan se disa vonesa ndodhin po ashtu.

Mirëpo caktimi i termineve/takimeve është më e lehtë për ata që janë të përgatitur të paguajnë ekstra. VFS shet një shërbim ku aplikantët mund t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre brenda një dite të cilën ata e zgjedhin dhe të marrin ndihmë individuale për 30 euro shtesë.

Ata gjithashtu paguajnë 12 euro për prezantimin e aplikacioneve jashtë orarit të punës. TLScontact dhe VisaMetric ofrojnë shërbime të ngjashme.

Mirëpo aplikantët thonë se disa nga këto shërbime janë të detyrueshme.

Aplikantja Kaltrina Hoxha është ngarkuar me shërbimin korrier VIP prej 30 eurosh nga VisaMetric pavarësisht se jetonte në të njëjtën ndërtesë me zyrën.Kodi i vizave thotë se tarifa e shërbimit që i paguhet procesuesit të aplikimit për vizë nuk duhet ta kalojë shumën prej 40 euro, por është e paqartë nëse kërkesa për aplikantët për të paguar 60 euro për tarifat e kombinuara të shërbimit dhe korrierit shkel Kodin e Vizës apo jo.

Midis viteve 2014 dhe 2021, kosovarët i kanë dorëzuar rreth 600,000 aplikime për viza Shengen, rreth 20% e të cilave janë refuzuar. Sipas raportit, kostoja e një aplikimi mund të variojë ndërmjet një mesatare prej 165 euro dhe deri në 500 euro, sipas një të intervistuari në një shtet ku paga mesatare është 491 euro. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të ardhurat mesatare mujore të sektorit publik në Kosovë janë 542 euro. Paga mesatare e sektorit privat është 376 euro.

Ndonëse Kodi i Vizave përfshin dispozita për heqjen e tarifave për një gamë të gjerë vizitash kulturore dhe arsimore (veçanërisht për ata nën moshën 25 vjeç), shumë kosovarë që e gëzojnë të drejtën për këto heqje, thanë se kanë përfunduar duke paguar gjithsesi.

Punonjës nga TLScontact thonë se ata nuk përfshijnë informacion mbi heqjen e tarifave në faqen e tyre të internetit, sepse ai lidhet “me vendimet e marra nga klienti ynë i qeverisë, jo nga TLScontact. Informacioni është i disponueshëm në faqen e internetit të qeverisë”.

Ambasada Suedeze, për të cilën VFS i proceson vizat, thotë se “ambasada sigurohet që të paguhen tarifat e duhura dhe të aplikohen heqjet e tarifave. Ambasada e ndihmon VFS-në nëse kanë pyetje kur dikush aplikon dhe siguron që tarifat të rimbursohen nëse është bërë ndonjë gabim”.

Faqja e internetit e VisaMetric përfshin informacion vetëm për heqjen e tarifave për shkak të moshës.Edhe kur kosovarët marrin viza, ndonjëherë atyre u lëshohen viza me kohëzgjatje qëndrimi ose periudha të vlefshmërisë më të shkurtra se sa parashihet sipas Kodi të Vizave.

Kodi i vizave thotë se “periudha e vlefshmërisë së një vize për një hyrje përfshin një “periudhë mospagimi prej 15 ditësh kalendarike” dhe përfshin një shembull se si duket llogaritja e Grace Periudhës (mirësjelljes): “data e mbërritjes + kohëzgjatja e qëndrimit + 15 ditë të ‘Grace Periudhës’.K2.0 ka parë viza të dhëna për kosovarët nga vendet anëtare të BE-së me periudha të vlefshmërisë prej shtatë ditësh dhe kohëzgjatje qëndrimi deri në katër ditë.Vlefshmëritë dhe kohëzgjatjet e shkurtra të qëndrimit për viza mund të shkaktojnë ankth, sepse një fluturim i anuluar ose i vonuar, ose një ngjarje tjetër e paparashikuar, mund të bëjë që mbajtësi i vizës ta kalojë vizën Shengen, gjë që mund t’i pengojë ata të pajisen me vizë në të ardhmen.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -