Buxheti amerikan për ushtrinë është më i larti në botë. Plot amerikanë e kanë profesion ushtrinë. Por, sa paguhen ata?
Kosova ime ka arritur të sigurojë disa të dhëna në lidhje më këtë cështje në faqen goarmy.com që është faqe ueb faqe zyrtare për rekrutime e ushtrisë amerikane.
Aty janë rankuar pagat në bazë të gradimit dhe përvojës. Por, këto pagesa mund të shkojnë në shumë më tepër kur mirren parasysh të gjitha pagesat potenciale.
Në tabelën e parë janë të rankuara pagat e ushtarëvë të thjeshtë që nisin nga ushtarët e thjeshtë me më pak përvojë se dy vite, paga e të cilëve është 24 mijë dollarë në vit dhe shkon deri në kategorinë rreshter i stafit. Kjo kategori që ka 8 vjet përvojë paga u shkon në mbi 50 mijë dollaë.
PAGESA E USHATARIT ME KOHË TË PLOTË
Kjo tabelë tregon pagën bazë vjetore për ushtarët aktivë (me kohë të plotë) dhe nuk përfshin shpërblimet, shtesat ose përfitimet e tjera. Bazuar në tabelat e pagave të vitit 2024.
Kategoria e dytë kalohet në rangun e tetarëve. Tetarët e rangut të parë me përvojë të ulët paguhen 44,800 dollarë në vit, përderisa kjo kategori përfundon tek tetarët udhëheqës të rangut të katërt, ku ata me 8 vjet përvojë pune paguhen mbi 78 mijë dollarë në vit.
PAGESA E OFERIT TË TETAR ME KOHË TË PLOTË
Kjo tabelë tregon pagën bazë vjetore për Oficerët Tetarë të Detyrës Aktive (me kohë të plotë) dhe nuk përfshin shpërblimet, shtesat ose përfitimet e tjera. Bazuar në tabelat e pagave të vitit 2024.
PAGESA E ZYRTARËVE ME GRADA SHTETËRORE ME KOHË TË PLOTË
Këtu pagesat nisin nga afro 46 mijë dollarë në muaj dhe përfundojnë në mbi 97 mijë dollarë në muaj, që janë pagesat për majorët e ushtrisë me përvojë së paku 8 vjet.
Kjo tabelë tregon pagën bazë vjetore për oficerët e graduar nga shteti me detyrë aktive (me kohë të plotë), dhe nuk përfshin bonuse, shtesa ose përfitime të tjera. Bazuar në tabelat e pagave të vitit 2024./kosovaime.tv