Presidentja e vendit Vjosa Osmani tash e dy orë është në takim me Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Ky takim vjen në kuadër të takimeve me liderët partiak që ka organizuar Presidentja e vendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zhbllokimin e institucioneve.
Duke hyrë në Presidencë u pa Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-së. Nuk dihet nëse amerikanja ka hyrë në takim ose jo.
