Numërohen mbi 90% e vendvotimeve, ky është rezultati

- Advertisement -
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet më të reja preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku pas numërimit të 2,260 nga 2,498 vendvotime, apo 90.47% të totalit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:14, janë numëruar 652,109 vota, që përfaqësojnë 33.27% të votuesve të regjistruar.

Renditja aktuale e subjekteve politike është:Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 43.71% (273,716 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.58% (135,165 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.99% (112,632 vota)
AAK – 7.28% (45,583 vota)
Lista Serbe – 4.64% (29,045 vota)
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 0.61% (3,835 vota)
Me mbi 90% të vendvotimeve të numëruara, LVV mban një epërsi prej mbi 22 pikë përqindje ndaj PDK-së, ndërsa LDK vazhdon të mbetet forca e tretë politike në vend.

Procesi i numërimit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa rezultatet mbeten preliminare deri në përmbylljen e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar nga KQZ-ja.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -