Numërohen 65% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë

- Advertisement -
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë procesuar 26 nga gjithsej 40 vendvotime, që përbëjnë rreth 60 për qind të totalit të votave nga misionet diplomatike.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm edhe në këtë kategori votimi, duke marrë shumicën dërrmuese të votave të numëruara deri tani.

Rezultatet aktuale nga votimi diplomatik:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 87.46% apo 7,127 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 5.52% apo 450 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 4.70% apo 383 vota
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 1.44% apo 117 vota

- Advertisement -

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit do të vazhdojë edhe me vendvotimet e mbetura, ndërsa rezultatet përfundimtare nga votimi jashtë vendit mund të kenë ndikim në ndarjen e mandateve, veçanërisht në garat e ngushta brenda subjekteve politike.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -