Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë”, ka konfirmuar ajo.
Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
![aksident[1]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2024/05/aksident1.jpg.webp)