8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Nis peticioni për shkarkimin e Agim Ademit

- Advertisement -

Tifozët duket se janë të lodhur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi, kësisoj kanë nisur një peticion për shkarkimin e këtij të fundit.

- Advertisement -

Ademi akuzohet se ka kërcënuar Edon Zhegrovën, Aro Muricin e Florent Muslijën se “Ja u shkatërroj karrierën, ja u prishi fytyrën, këmbët bre ja u thej”, ndërsa edhe mori vendimin për t’i përjashtuar të tre, ani pse këto spekulime i mohoi.

Një tifoz me emrin Meriton Bekteshi ka krijuar një peticion për shkarkimin e të parit së FFK-së, ku tani qindra tifozë e kanë nënshkruar.

- Advertisement -

Sipas tyre, Ademi ka dështuar në pozitën e presidentit të FFK-së, si dhe nuk po merr asnjë përgjegjësi për këto dështime të Kosovës në aspektin sportiv.

“Si përdorues i Change.org, kjo kërkesë është personale për mua, për të mirën e futbollit të Kosovës. Ne po përballëmi me shumë skandale në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe asnjë nuk merr përgjegjësi për këto dështime. Si qytetarë dhe fansa të futbollit, ne meritojmë më shumë përherë transparencë dhe përgjegjësi. Z. Agim Ademi nuk ka mundur të menaxhojë këtë situatë si President i FFK-së dhe është koha të kërkohet rezignimi i tij. Kjo nuk është vetëm çështja e ndonjë loje, por është çështje e besueshmërisë dhe integritetit të futbollit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ne, nënshkrimtarët e këtij peticioni, kërkojmë Dorheqjen e menjëhershëm të Z. Agim Ademit, për një futboll më të drejtë dhe të ndershëm në Kosovë. Nënshkruajeni peticionin për të mirën e Futbollit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera.

- Advertisement -

Përndryshe, nëse jeni i të njëjtit mendim – peticionin mund ta nënshkruani KËTU.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -