3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Ministrja Haxhiu konfirmon se vizita e saj në SHBA është shtyrë, mohon që iu refuzua viza

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar që vizita e saj e paraparë për dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë pas një takimi me zyrtarë të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se kjo vizitë është shtyrë përmes pas një konsultimit të përbashkët me zyrtarët amerikanë, për shkak të situatës aktuale.

Megjithatë, ministrja ka thënë se viza nuk i është refuzuar. Ajo ka deklaruar se lajmet për refuzimin e vizës nga SHBA, janë të pavërteta.

“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën. Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta”, thuhet në reagimin e ministres Haxhiu.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se vizita e paraparë në SHBA do të realizohet.

“Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”, ka thënë ajo.

Sot është raportuar se në një takim me gazetarë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se ministrat nuk është mirë të udhëtojnë jashtë vendit në kohë krize.Ai ka deklaruar se ata duhet angazhuar brenda vendit.

- Advertisement -

Hovenier, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me vizën për ministren Haxhiu, ka thënë se nuk e sheh të vështirë që një ministër të marr vizë amerikane, por tani për tani, për shkak të krizës pas ngjarjeve në veri, nuk është koha më e duhur që ministrat të udhëtojnë për në SHBA për takime zyrtare.“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenier.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -