Merret vendimi: Pensioni minimal 150 euro nga nesër, paga minimale 425 euro nga janari, 500 nga korriku

- Advertisement -
- Advertisement -

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti kumtoi se rritja për pensionistët do të jetë nga 120 euro në 150, teksa për lehonat shtesat do të rriten për 50 përqind.

Vendimi për pensionet, Kurti tha se prek rreth 200 mijë pensionistë.

“Ashtu siç ju kam premtuar, sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor, që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve”, deklaroi Kurti.

Qeveria në detyrë e ka miratuar edhe propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke filluar nga janari i vitit 2026, shkruan Reporteri.net.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se rritja është paraparë të bëhet në dy shkallë, ashtu sikurse ishin rritur pagat vjet.

- Advertisement -

425 euro do të jetë nga 1 janari, teksa 500 do të bëhet nga 1 korriku.

“Pas diskutimeve dhe propozimeve që kemi marrë edhe nga sindikatat, propozimi është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo 3 euro për orë punë. Rritjen e kemi paraparë të bëhet në dy faza”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se ky vendim prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat. Vendimi tha se është marrë pas diskutimeve edhe propozimeve të sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve.

“Duke filluar nga 1 janari, propozimi i Ministrisë është që paga minimale për orë punë të jetë 2.50 centë apo 425 euro në muaj për orar të plot,ë ndërkaq duke filluar nga 1 korriku është faza e dytë, në nivelin 3 euro për orë punë apo nëse përkthehet në 500 euro për orar të rregullt pune”, sqaroi Murati.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -