Një përplasje me ashpër ka ndodhur mbrëmë në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinuit, që udhëhiqet nga moderatori Ermal Panduri. Në fakt, vet titulli i emisionit “Kosova nën sanksione” dhe të ftuarit e Pandurit (dy deputetë të VV-së dhe tre analistë) ishin prelude të mjaftueshme për debat të nxehtë.
Por ashpërsia e debatit nuk erdhi nga njeriu që pritej. Në vend të analistit Dardan Gashit, një tjetër analist shpërtheu në debatin e mbrëmshëm. Dhe analisti që shpërtheu në kritika nuk është se njihet për debat të nxehtë e përplasje të ashpra me politikanë. Pra “zotniu gjakftohtë”, siç ndryshe mund ta quajme analistin Astrit Gashi, që vazhdon të jetë një nga njerëzit më korrekt në universin e analistëve, doli nga “vetja e përhershme”.
Për këtë “shpërthim” të papritur të Gashit kishte një arsye: narrativa e proklamuar nga deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, në lidhje me rendin dhe ligjin në veri të Kosovës. Gashi duket se nuk e duroi mënyrën se si u artikulua dhe përmbajtjen e argumenteve të deputetit Rexhaj. Prandaj Gashi ndërhyri, duke e “bombarduar” me fjalë Rexhajn.
Fjalia e parë ndërhyrëse, siç mund të shihet në videon e mëposhtme, ishte goxha e fuqishme.
“Ti s’thu kurgjo, ti bën propagandë” – ishte fjalia që doli nga goja e Gashit, e cila dëgjohet rrallë e përmallë nga “zotëriu gjakftohtë”.
Sikur të mos mjaftonte fjalia hyrëse, z. Gashi u përkujdes që ta përsëriste edhe një herë, por duke ia shtuar një fjali damkuese “marre” dhe një pyetje retorike.
“Ti s’thu kurgjo, ti bën propagandë, qysh s’po të vjen turp me bo propagandë? Qysh s’po të vjen turp me ju thanë qytetarëve të Kosovës që u ndreq veriu?” – tha z. Gashi.
Këto pyetje shkuan në veshin e hapur të deputetit Rexhaj, i cili shtroi një kundërpyetje, që më shumë tingëllonte si një habi karshi “shpërthimit” të Gashit.
“Pse bre Astri po thu kështu? Turp, çka është kjo fjalë o burr, s’po të kuptoj?” – pyeti z. Rexhaj.
Gashi u përgjij aty për aty, shpejt e shpejt.
“Nuk kam kurgja, veç nuk du me të lanë me bë propagandë. Turp duhet me të ardhë d.m.th. qysh nuk të vjen marre si me thanë. Sinqerish po të them qysh nuk të vjen marre me dal këtu edhe me iu thanë qytetarëve të Kosovës që gjendja është stabilizuar në veri. Qysh nuk të vjen marre që ke marrë vota të qytetarëve të Kosovës, me dal me i këqyrë në studio televizive, njëjtë është si me i këqyrë secilin në sy dhe me i rrejt me iu thanë mirë është në veri, është stabilizuar situata në veri” – theksoi z. Gashi.
![debat_plus_astrit_gashi_arber_rexhaj[1]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2023/09/debat_plus_astrit_gashi_arber_rexhaj1.jpg.webp)