Kronikë e një tradhtie të brendshme që e shndërroi trashëgiminë e Rugovës në mjet shërbimi për të tjerët.
LDK-ja nuk u rrëzua vetem nga kundërshtarët politikë. Ajo u rrënua nga brenda. Partia e Ibrahim Rugovës, simbol i rezistencës paqësore dhe i orientimit perëndimor, u shndërrua gradualisht në një strukturë të nënshtruar, pa vullnet politik dhe pa identitet. Edhe mbështetja amerikane nuk mundi ta shpëtojë një parti që, sipas kritikëve, kishte zgjedhur vetë rrugën e vetëshkatërrimit.
Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, LDK-ja u uzurpua nga strukturat e SHIK-ut dhe të mbetjeve të UDB-së, në aleancë të drejtpërdrejtë me Hashim Thaçin, depërtuan brenda saj dhe ia humbën autonominë politike.
Që nga ai moment, LDK-ja nuk ishte më subjekt vendimmarrës, por një “mushkë politike”, mbi të cilën Hashim Thaçi hipte dhe zbriste sa herë i duhej për interesa pushteti.
Kjo kapje nuk do të kishte qenë e mundur pa bashkëpunëtorë të brendshëm. Ishin njerëz brenda LDK-së që ia kurdisën “samarin” dhe ia shtruan rrugën këtij nënshtrimi. Pasojat e kësaj tradhtie u reflektuan në vendime madhore shtetërore:
— LDK-ja humbi vetem pse e mbështeti projekte që rrezikonin veriun e Kosovës, katër komunat, Trepçën dhe Ujmanin.
— Ajo votoi dhe përkrahu politika që, sipas dëshmive publike, përfshinin financime për lobimin e ndarjes së Kosovës në favor të Serbisë.
— LDK-ja humbi pse ishte pjesë e miratimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një hap që unë e shohë si rrugë drejt fragmentimit territorial.
— LDK-ja humbi pse e votoi dhënien e statusit special për dhjetëra manastire serbe me territore shtesë, duke i legalizuar ato në dëm të sovranitetit shtetëror.
— LDK-ja humbi pse e pranoi demarkacionin me Malin e Zi, duke e zhvendosur kufirin nga Çakorri në Haxhaj, një veprim që u përjetua si tradhti ndaj frymës rugoviane.
— Për vite me radhë, LDK-ja hyri në koalicione me PDK-në, duke e tradhtuar elektoratin e vet dhe duke u bërë bashkëpërgjegjëse për dëmet politike që pasuan.
—LDK-në nuk e kam shkatërruar unë,budallenjë por ju, me mbështetjen e tradhtive politike, për një post deputeti i hëngrët “hallallin” Dades Lume. Pikërisht kjo sjellje oportuniste dhe kjo etje për pushtet personal është arsyeja pse ju humbët – dhe pse vazhdoni të humbni.
Këto nuk janë gabime të rastësishme, por pas këtyre ka edhe një zinxhir vendimesh që shpjegojnë pse LDK-ja humbi dhe pse rrezikon të mbetet përgjithmonë në margjinë.
Për aq kohë sa e njëjta kryesi dhe të njëjtët njerëz flasin pa mandat në emër të saj, humbja do të përsëritet.
Zgjidhja është vetëm një: kthim te baza, largim i plotë i strukturave të komprometuara dhe shkëputje definitive nga trashëgimia e nënshtrimit politik. Përndryshe, LDK-ja do të mbetet vetëm një emër historik, një parti e shaluar në mushkë,pa drejtim dhe pa dinjitet politik.
