Latifi: Më duket se LDK-ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike

- Advertisement -
- Advertisement -

Profesori Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK, duke shprehur mendimin se partia po përballet me një periudhë të zgjatur lodhjeje dhe shterrimi politik. Sipas tij, kujtesa historike e LDK-së vazhdon të ekzistojë, por nuk po arrin më të gjenerojë energjinë dhe shpresën e nevojshme për të projektuar një të ardhme bindëse për elektoratin.

Në statusin e tij, Latifi shprehet se LDK-ja mund të jetë duke kaluar një proces të ngadaltë të tretjes historike, pas disfatave të njëpasnjëshme dhe vështirësive për të mbushur boshllëkun e lënë nga lideri i saj historik. Megjithatë, ai thekson se bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, duke kujtuar se historia politike njeh edhe rikthime të papritura.

Postimi i plotë:

Dua të jem i qartë që në fillim: mendimi im i mëposhtëm nuk shpreh dëshirat e mia, por vetëm një vëzhgim krejt neutral. Ose thënë me gjuhën filozofike: një hipotezë.

Më duket se LDK-ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike.

- Advertisement -

Disfatat e njëpasnjëshme, paaftësia për ta mbushur boshllëkun e madh të lënë nga lideri i saj historik, si dhe shkëputja gjithnjë e më e thellë midis kujtesës dhe shpresës, kanë prodhuar një gjendje të zgjatur lodhjeje politike dhe shterrimi politik. Kujtesa vazhdon të ekzistojë, por nuk arrin më të gjenerojë energjinë e nevojshme për të projektuar një të ardhme që i bindë njerëzit
Partitë politike historike jetojnë për aq kohë sa arrijnë ta lidhin të kaluarën me të ardhmen.

Ato vdesin kur kjo lidhje këputet. Kur kujtesa shndërrohet në një arkiv të nostalgjisë, por pushon së qeni burim frymëzimi e shprese, atëherë fillon procesi i tretjes historike.

Kam përshtypjen se pikërisht këtë proces po e përjeton sot LDK-ja. Mund të gaboj, sepse historia na mëson për raste të shumta rikthimesh të papritura dhe ringjalljesh që duken të pamundura. Por, për momentin, nuk më duket se po shohim thjesht një krizë të radhës, por simptomat e një fundi të ngadaltë historik.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -