Shtetasi kosovar, Kadri Behluli vdiq tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.
Nga përplasja me një kamion, të lënduar kanë mbetur edhe djali dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm në spital.
Për vdekjen e 54-vjeçarit kanë reaguar edhe familjarët, të cilët thanë se i ndjeri e deshi shumë Shqipërinë.
“Atë tokë, me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tij, ai e deshi me gjithë zemër e deshi Kosovën ashtu siç deshi edhe Shqipërinë. Një patriot me shpirt të pastër”, thuhet në reagimin e familjes.

