LAJMI I FUNDIT: DIMAL BASHA ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT

- Advertisement -
- Advertisement -

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Pro kanë votuar 73 deputetë.

Votoi PDK-ja përveç Ganimete Musliut, Nait Hasanit dhe Fadil Demakut.

Pro votuan edhe Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Bekë Berisha e Arben Gashi.

Janë votuar disa emra deri më tash. Por, asnjëri prej tyre nuk kishte kaluar.

- Advertisement -

Duke nisur nga Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci. Asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota për kryetar të Kuvendit.

U provua edhe Dimal Basha, por as ky nuk e mori shumicën e nevojshme, pavarësisht se votuan Bekë Berisha e Arben Gashi.

E tentativa e radhës do të mbahet sot nga ora 11:00.

Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë emër të ri të ‘djegur’ apo më në fund to të votohet për kryetar të Kuvendit.

Qëndrimi më i rëndësishëm pritet të jetë i PDK-së, në rast se VV-ja edhe një herë propozon ndonjë kandidat që nuk ka qenë ministër i qeverisë Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -