Ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

- Advertisement -
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicë të Jugut, pritet të përfundojë sot. Ky proces është duke vazhduar.

Në përditësimin e fundit të KQZ për të rezultateve për Mitrovicën, bëhet e ditur se është bërë verifikimi i 69 vendvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit.

Nga rezultatet e deritashme, dallimi mes kandidatëve është rreth 554 vota.

Faton Peci i Vetëvendosjes renditet i pari me 51,27%, apo 11,218 Vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK’së ka 48,73%, apo 10,664 Vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me situatën në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.

- Advertisement -

Nga kjo parti kanë kërkuar rivotim në këtë komunë.

Procesi u ndërpre mbrëmjen e së hënës pas raportimeve për keqpërdorime të mundshme, ndërkaq dje gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se dy policë do të jenë prezent në qendrën e numërimit, gjatë gjithë kohës së procesit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -