Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjdhjeve të 7 Qershorit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar rezultatet përfundimtare që ka fituar secila parti dhe ulëset e fituara në Kuvend.
“Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% ka fituar 53 ulëse në Kuvend. PDK 19.44% ka fituar 22 ulëse në Kuvend. LDK me 16.69% ka fituar 18 ulëse në Kuvend. AAK 6.74% ka fituar 7 ulëse në Kuvend. Lista Serbe 5.40% ka fituar 9 ulëse në Kuved”, ka thënë ai.
Radoniqi tha se kandidatët kanë të drejtë ankesa brenda 48 orësh në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa.
